VIDEO/ Gol dhe autogol, Cambiaso i bën të “gjitha” në Inter – Juventus! Ish i Milanit “shkatërron” ekuilibrat, mbyllet pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë në klasiken e Italisë Inter – Juventus 1 – 1. Mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër” Andrea Cambiaso po rezulton protagonist në këtë fraksion loje, pasi shënoi autogol në minutën e 17-të dhe pas 9 minutash barazoi shifrat 1 – 1.

Ish-mbrojtësi i Milanit Pierre Kalulu, tashmë pjesë e Juventusit, në minutën e 42-të u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.

Diferenca aktuale me këtë rezultat mes Interit kryesues në Serie A dhe Juventusit (vendi i 4-të) është 12 pikë. Pjesa e dytë do përcaktojë rezultatin final, teksa zikaltërit kanë superioritet numerik.

RASTET DHE GOLAT: 

76′ GOLI I PIO ESPOZITOS: VIDEO 

67′ DI GREGORIO I MOHON GOLIN E AVANTAZHIT ÇALHANOGLUSË: VIDEO 

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

50′ PORTA E INTERIT BËHET “TABELË QITJE” NË KËTO MOMENTE, PLOT 3 GJUAJTJE NË KUADRAT NGA BARDHEZINJTË, ZOMER BËN SHPËTIMTARIN NË HARKUN E 1 MINUTE: VIDEO 

42′ KALULU NDËSHKOHET ME KARTONIN E DYTË TË VERDHË DHE LË SKUADRËN ME 10 LOJTARË: VIDEO 

42′ NUK IU BESOJNË SYVE ZIKALTRIT, 2 SHTYLLAT I MOHON GOLIN E DYTË INTERIT: VIDEO 

35′ BREMER BËN HEROIN DUKE LARGUAR TOPIN QË PO SHKONTE DREJT RRJETËS: VIDEO 

30′ ZOMER I MOHON GOLIN KENAN JILLDIZIT: VIDEO 

26′ GOLI I ANDREA KAMBIASOS: VIDEO 

20′ MEK KENI “FLIRTON” ME GOLIN E BARAZIMIT: VIDEO 

17′ AUTGOLI I ANDREA KAMBIASOS: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Zomer; Bisek, Akanzhi, Bastoni; Luis Henrike, Barela, Zielinski, Suçiç, Dimarko; Lautaro Martinez, Turam.
Trajner: Kristian Kivu

Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

JUVENTUS (4-3-3): Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelli, Kambiaso; MekKeni, Lokatelli, Mireti; Konseisao, Dejvid, Jilldiz.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us