VIDEO/ Gol fantastik nga distanca, futbollisti shqiptar e bën “sefte” tek Atalanta

Mesfushori shqiptar Erdis Kraja gjeti rrugën e rrjetës me skuadrën e Atalantës U23, në duelin ndaj Trentos të vlefshëm për Serinë C që përfundoi në barazim 2 me 2. 

Realizim fantastik nga ana e 24-vjeçarit, i cili në minutën e 11-të, me një gjuajtje të kalibruar me të majtën nga jashtë zonës, arriti të përshëndeste rrjetën e portierit kundërshtar, duke vendosur baraspeshën e përkohshme 1 me 1. 

Ky ishte goli i parë i Krajës me fanellën e Atalantës U23, ku është aktivizuar 3 ndeshje. Më herët mesfushori ka qenë pjesë e Askolit në Serinë B, si dhe Peskarës, Lekos, Grosetos në Serinë C. 

GOLI I KRAJËS: VIDEO 

Lajme të tjera |  Futbolli anglez në zi! Ndahet nga jeta ish-sulmuesi, fitoi dy herë “Topin e Artë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us