VIDEO/ Gol me peshë, Armando Broja me shokë SHTANGIN Tottenham

Po luhet pjesa e dytë e ndeshjes Burnley – Tottenham, e “mbërthyer” me shifrat 1 – 1, java e 23-të, Premier League. Golin e parë të takimit e shënoi van de Ven në minutën e 38-të për “Gjelat” londinez.

Por, në të 45 minutë, pas krosimit të Ëalker nga linja, Taunzebe barazoi shifrat 1 – 1. Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja, e ka nisur titullar këtë sfidë, ndërsa deri tani s’ka arritur të lërë “gjurmë”.

Fakti që Burnley ndodhet në “zonën e ftohtë” të tabelës, rrit presion mbi Brojën me shokë, të cilët para këtij dueli grumbullojnë 14 pikë pas 22 javësh, të parafundit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us