VIDEO/ Goli i 12-të në kampionat, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk ndalet

Taulant Seferi gjeti sërish rrugën e rrjetës në Ligën e Parë turke, në triumfin 3 me 0 që skuadra e tij Bodrumspor arriti në shtëpi ndaj Serik Spor. 29-vjeçari shënoi golin e tretë që vulosi sfidën në minutën e 78-të.

Ky ishte realizimi i 12-të në 22 ndeshjet e kampionatit për Seferin, i cili gjithashtu ka dhuruar dhe 4 asiste. Në fund të sfidës, sulmuesi shqiptar u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e stastistikave “Sofa Score”. Falë performancës së tij pozitive, Seferi kërkon të rifitojë një vend në Kombëtaren shqiptare.

GOLI I SEFERIT: VIDEO

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us