VIDEO/ Harrojeni Bayernin dhe Real Madrid, skuadra angleze fiton bindshëm dhe i fut “tmerrin” të gjithëve në Champions League

Arsenali i Mikel Artetës me ritmin e treguar këtë edicion është padiskutim favoriti kryesor për të fituar për herë në histori Champions League.

Në 4 javë të zhvilluara për sezonin 2025-2026 në këtë kompeticion, “Topçinjtë” grumbullojnë 12 pikë, 11 gola të shënuar dhe 0 të pësuar. “Viktima”   e radhës rezultoi Slavia Prague, e përfunduar 3 – 0 për londinezët.

Dopieta e Merino dhe rrjeta e Saka vulosën suksesin e radhës. Fakti që Arteta ka krijuar një “mbrujë” të pakalueshme për ekipet e tjera në Champions League dhe të zhdërvjellët në sulm jep garanci. Në ndeshjen tjetër të orës 18:45 mes Napolit dhe Frankfurt nuk pati gola, 0 – 0.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Thashethemi që po trazon Interin, Kristjan Asllani vetëm 1 minutë larg 5 milionë eurove

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us