VIDEO/ I dalë nga akademia e Partizanit, mesfushori shqiptar “çmend” Turqinë me 3 gola

Mesfushori shqiptar Jurgen Bardhi ka rezultuar protagonist absolut për ekipin e Umraniyespor ndaj Adana Demirspor, e përfunduar 5 – 0. Ish-lojtari i Partizanit shënoi 3 gola në këtë përballje, respektivisht në minutat 3, 29’ dhe 75’.

Finalizimet në fjalë janë të parat për këtë sezon me “firmën” e Bardhit te Umraniyespor, Liga e Parë e Turqisë.

Duhet përmendur se 28-vjeçari është “produkt” i Partizanit, ndërsa me “Demat e Kuq” ka fituar Superioren në sezonin 2019 dhe Superkupën e Shqipërisë në 2020-ën.

 

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us