VIDEO/ I dyti në listën e golashënuesve, ish-sulmuesi i Tiranës dhuron spektakël në Turqi

Skuadra e Amedsporit triumfoi me rezultatin 7 me 0 ndaj Adana Demirsporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.

Dy gola në këtë takim i shënoi ish-sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani. Shqiptari i Kosovës, shënoi dy golat e parë me fanellën e klubit të ri, Amedsporit. Ai tundi rrjetën fillimisht në minutën e 45’të dhe më pas në minutën e 59’të.

Me këto dy gola, Hasani shkon në kuotën e 16 shënimeve këtë edicion dhe është i dyti në listën golashënuesve. Vlen të theksohet fakti se 14 golat e tjerë i shënoi me fanellën e Boluspor, teksa lista kryesohet nga shoku i skuadrës te Amedspor, Dianje.

 

 

Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us