VIDEO/ Kampion me Skënderbeun në 2018-ën, mbrojtësi shqiptar “TRONDIT” Ernest Muçin në Kupën e Turqisë

Në ndeshjen e mbajtur mes Trabzonspor – Alanyaspor, miqtë kanë fituar me rezultatin minimal, teksa rezultojë përcaktues goli i Yalcin, minuta e 17.

Sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi u fut në fushë përgjatë minutës së 60-të, por nuk ishte në gjendje të ndryshonte rrjedhën. Për informacion, Kupa e Turqisë është e ndarë në 3 grupe me nga 8 ekipe, ku avanncojnë 2 të parat, ndërsa vendi i 3-të përmes “play-off”-it.

Te Alanyaspor ishte në fushë mbrojtësi shqiptar i Kosovës Fidan Aliti, sikurse Florent Hadërgjonaj. Aliti ka fituar kampionatin me Skënderbeun në sezonin 2017-2018.

Më 31 maj të 2014-së, debutoi te Shqipëria nën drejtimin e Gianni De Biasit, ndërsa më 6 nëntor 2017, kaloi te “Dardanët”, por që bëri vetëm një ndeshje me Kosovën.

Tags:
Lajme të tjera |  Rikthehet Armando Broja, sulmuesi i Shqipërisë e konfirmon në rrjetet sociale (POSTIMI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us