Liverpuli mposhti Interin në Ligën e Kampionëve, me rezultatin 0-1, në duelin që u vendos nga penalltia e shëndërruar në gol nga Szobozlai në minutën e 88-të.
Kjo ishte disfata e dytë radhazi në Champios për skuadrën e Kivu, pas humbjes ndaj Atletiko Madridit, ndërkohë në krahun tjetër, Liverpuli, regjistroi triumfin e katërt në 6 ndeshje, duke barazuar me pikë zikaltrit.
Edhe pse me Momo Salah të përjashtuar nga kjo ndeshje, të kuqtë arritën të merrnin maksimumin, duke mos e ndjerë mungesën e egjiptianit, që është kthyer në ccështje së fundmi.
Në duelin e radhës, Interi do të përballet me Arsenalin po në shtëpi, ndërsa Liverpuli luan në transfertë ndaj Marsejës.
FT: INTER-LIVERPUL 0-1
Szobozlai 88′ (p)
KOMENTI LIVE:
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
88′ GOOOL LIVERPUL 0-1/ Zhbllokohet sfida, Szobozlai shënon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)
87′ Penallti për Liverpulin, pas tërheqjes që Bastoni i bën Vircit brenda zonës. Gjyqtari akordon 11-metërsh pas konsultës me VAR-in. (VIDEO)
82′ Kivu kryen 3 zëvendësime, largohet Dimarko, Turam dhe Mkhitarjan, në fushë Karlos Augusto, Boni dhe Suçiç.
80′ Fantastik Zomer, që i mohon golin e avahtazhit Bredlit. (VIDEO)
68′ Dy zëvendësime te Liverpuli, largohen Isak dhe Xho Gomez, në fushë Virc dhe Bredli.
60′ Interi shfaqet më kërkues në pjesën e dytë, por mungojnë gjuajtjet në kuadrat.
46′ Starton pjesa e dytë.
45+6′ Alison bën heroin duke ndalur gjuajtjen e Lautaros me kokë brenda zonës. Pranë golit Interi. (VIDEO)
45′ Akordohen 7 minuta shtesë.
39′ Pranë golit Interi me Barelën që provon nga goditja e dënimit, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
32′ Liverpuli gjen rrugën e rrjetës me Konate, por goli nuk vlen dhe anulohet nga VAR-i për prekje të topit me dorë. Plot 4 minuta iu desh gjyqtarit për të marrë vendimin. (VIDEO)
31′ Tjetër zëvendësim i detyruar tek Interi, largohet Açerbi i dëmtuar, vendin e tij e merr Bisek. (VIDEO)
26′ Aksion model i Interit, por Turam nuk merret vesh me Lautaro Martinez, duke sfumuar një shans të artë brenda zonës. (VIDEO)
18′ Liverpuli shënjestron 2 herë portën e Zomer me Xhons dhe Gravenberç, por në të dyja herët i vëmendshëm portieri zikaltër që ndal tentativat e miqve. (VIDEO)
11′ Zëvendësim i detyruar tek Interi, Çalhanoglu largohet nga fusha i dëmtuar, duke i lënë vendin Zielinksit. (VIDEO)
5′ Start i qetë me të dyja skuadrat që duket se po studiojnë njëra-tjetrën.
1′ Starton supersfida në “San Siro”.
FORMACIONET ZYRTARE






