VIDEO/ Mbrojtësi i harruar nga Kombëtarja jep asist në Serinë B, por ekipi i tij ndalet në ndeshjen delikate

Federik Veseli është bërë protagonist në ndeshjen e kësaj jave në Serinë B, ku Sudtiroli priste ekipin e Modenës, në një përballje direkte për të siguruar zonën play-off për ngjitjen në elitë.

bandicam 2026-04-11 16-48-53-606

Veseli la shenjën e tij në këtë takim, kur në minutën e 6-të harkoi në mënyrë perfekte nga e majta për Pietranxhelin, i cili çoi sferën në rrjetë me kokë për të barazuar rezultatin në 1-1.

SHIH VIDEON

Megjithatë, shifrat nuk ndryshuan më dhe Sudtirol mbeti përsëri jashtë zonës play-off, teksa nuk ia doli as të ndalte një kundërshtar të mundshëm për të njëjtin objektiv.

Veseli ka gjetur përsëri rregullsinë në fushën e lojës në këtë sezon, por kjo nuk i ka siguruar atij një ftesë me Kombëtaren shqiptare, nga e cila mungon që në marsin e vitit 2024.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR! Ylli i Dinamos shkëput kontratën, i jep lamtumirën ekipit të Ilir Dajës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us