VIDEO/ Mbrojtësi shqiptar largohet nga fusha i dëmtuar, FRIKA “pushton” edhe Sylvinhon para “finaleve” për Kupën e Botës

Mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli nuk rezistoi dot më shumë se 21 minuta në ndeshjen Como – Torino, e mbyllur 6 – 0. Pas një vrapim të gjatë, shqiptari pësoi tërheqje muskulore.

Edhe pse mori ndihmën e stafit mjekësor, 29-vjeçari e pati të pamundur vijim e lojës. Por kjo nuk është e gjitha. Në datën 13 janar, Ismajli u zëvendësua kundër Romës (Kupa e Italisë), sërish probleme muskulore.

Historiku është edhe më problematik nëse marrim në konsideratë dëmtimin muskolore në fillimin e dhjetorit të kaluar.

E gjithë kjo “tablo” sjell frikë, nëse Ardian Ismajli do të jetë në kushte optimale për të kontribuar në prapavijë te Kombëtarja gjatë fazës “Play-Off” për Kupën e Botës.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us