VIDEO/ Më i miri në ndeshjen e Champions League, Mario Mitaj në versionin “alla Pirlo”

Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj ishte më i miri në fushë sëbashku me sulmuesin Diaby në ndeshjen Al-Ittihad –  Al-Sharjah 3 – 0 , e vlefshme për Champions League të Azisë. Mitaj u vlerësua me notën 7.8 sipas “SofaScore”.

Konstant në mbulim, kreative në pasime nga thellësia dhe konkret në bllokimin e rivalit, gati ndeshje perfekte për 22-vjeçarin. Madje në rrjetet sociale është bërë virale pasimi me saktësi ekstreme i shqiptarit nga distancë e konsiderueshme për sulmuesin Bergwijn, e cila të kthen versionin “alla Pirlo”.

Si zëvendësues te skuadra e Al-Sharjah u inkuadrua edhe sulmuesi i Shqipërisë Rey Manaj, por nuk ishte në gjendje të bënte diferencën.

VIDEO/ Më i miri në ndeshjen e Champions League, Mario Mitaj në

NOTAT
Lajme të tjera |  Rikthehet Armando Broja, sulmuesi i Shqipërisë e konfirmon në rrjetet sociale (POSTIMI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us