VIDEO/ Më i motivuar se kurrë, FSHF “nxjerr” lojtarin e Egnatias në stërvitje me Kombëtaren

Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet në Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Siç dihet, pjesë e listës për këto dy ndeshje deçizive, është edhe portieri i Egnatias, Mario Dajsinani. Ai ka fituar besimin e Sylvinhos, duke qenë prej kohësh pjesë e listës së kuqezinjve.

Ndërkohë që sot, FSHF ka publikuar veçmas, një video të Dajsinanit. Ky i fundit shihet duke u stërvitur veçmas grupit dhe më i motivuar se kurrë, ndjenjë që ta jep vetëm fanela kuqezi.

Dajsinani në stërvitje me Kombëtaren

Lajme të tjera |  Në prag të Botërorit, Xherdan Shaqiri “braktis” Zvicrën për Shqipërinë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us