Ylli shqiptar i Kosovës, Edon Zhegrova, “dogji” një shans të artë për t’u shndërruar në një hero te Juventusi, teksa në minutën e 90+6-të kishte shansin e artë për t’i dhënë kualifikimin dramatik bardhezinjve, teksa nuk finalizoi siç duhet një rast flagrant, teksa topi shkoi jashtë kuadratit.

Të gjithë te Juventusi vendosën duart në kokë, teksa për fat të keq të bardhezinjve, ndeshja shkoi në shtesë dhe më pas ishin turqit e Gallatasarait, ata që festuan kualifikimin.
Një gjë është e sigurt, rastin e shpërdoruar nga Zhegrova, tifozët e Juventusit do ta kujtojnë gjatë, si gabimin që i kushtoi eliminimin.
SHIKONI PAMJET: VIDEO





