VIDEO/ Nga djall në engjëll! Bregu shpëton Dinamon në minutën e 102-të, Egnatia “ngec” në shtëpi përballë Elbasanit (REZULTATET)

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në këto duele pati emocione, teksa u shënua një total prej 4 golash në Tiranë dhe Rrogozhinë.

Pikërisht në kryeqytet, në “Air Albania”, Dinamo barazoi me shifrat 1-1 ndaj Vllaznisë. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Bismark, në minutën e 43-të. Ndërsa në të 53-tën, Dejvi Bregu humbi një penallti për Dinamon.

Vlen të theksohet se shkodranët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 93-të pas rishikimit në VAR, pasi Erdenis Gurishta u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Faton Nezirit.

Ndërkohë që në minutën e 102-të, Dinamo barazoi shifrat me Dejvi Bregun.

Në krahun tjetër, Egnatia u ndal në barazim në shtëpi përballë Elbasanit. Kjo sfidë u mbyll 1-1, me golat e Eljon Sotës dhe të Ze Gomes. Gjithçka mbetet e hapur për të dy sfidat, në duelet e kthimit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit dhe Kombëtares Shpresa, Bullari surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te…

Kujtojmë që ndeshjet e kthimit do të zhvillohet më 23 prill.

NDESHJET:

Dinamo 1 – 1 Vllaznia (Bregu 102′ / Bismark 42′)

FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: 
Teqja, Teixeira, Guindo, Vila, Bregu, Nani, Malomo, Dita, Aliji, Koma, Lorran. Trajner: Ilir Daja.
VLLAZNIA: 
Jukaj, Gurishta, Pusi, Celikovic, Sala, Kallaku, Bismark, Dodaj, Qato, Yago, Gjini. Trajner: Edi Martini.

102′ GOL DINAMO! Shënon Bregu.

90+3′ Ndërhyrje e ashpër nga Gurishta, gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq.

73′ Aksion model nga shkodranët, por goli i dytë i Vllaznisë anulohet për pozicion të parregullt.

53′ Bregu humb penalltinë, pret Jukaj.

42′ GOL VLLAZNIA! Shënon Bismark.

Egnatia 1 – 1 Elbasani (Sota 5′ / Ze Gomes 44′)

FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: 
Tandilashvili, Aliyev, Sota, Fangaj, Xhemajli, Kryeziu, Fernando, Albanese, Ruçi, Gruda, Adjessa. Trajner: Julian Brahja.
ELBASANI: 
Totoshi, Olberkis, A.Kasa, Musta, Lila, Manellari, Ibrahim, Loukili, Lajthia, Ze Gomes, Boye. Trajner: Ivan Gvozdenovic.

Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

44′ GOL ELBASANI! Shënon Ze Gomes.

5′ GOL EGNATIA! Shënon Sota.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us