VIDEO/ Pak minuta para nisjes së Mbrëmjes Gala për “Topin e Artë, futbollistët e Kombëtares rreshtohen krah njëri-tjetrit

Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i ceremonisë së “Topit të Artë” 2025. Mbrëmja Gala është organizuar në “Teatrin e Operas dhe Baletit” nga FSHF, ku do të jepen disa çmime për protagonistët më të mirë të futbollit gjatë këtij viti.

Padiksutim nuk kanë sit ë mungojnë edhe futbollistët e Kombëtars. Disa prej tyre tashmë kanë arritur në vendin ku do të jetë ceremonia, ndërsa nuk ngurojnë edhe të fotografohen me njëri-tjetrin.

Në një video të postuar nga FSHF në rrjetet sociale, në “Insta –Story” shikojmë liderët kuqezi, të veshur me kostum të zi dhe kravatë të kuqe. Klisman Cake, Berat Gjimshiti, Juljan Shehu, Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj rreshtohen për të bërë një “shkrepje” para ndarjes së çmimeve.

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us