VIDEO/ Partizani i Oltijon Kërnajës nuk ka rival, 6 minuta mjaftuan për të “likujduar” kampionët e Egantias

Skuadra e Partizanit ka marrë fitore shumë të rëndësishme kundër kampionëve të Egnatias në javën e 26-të të Superiores, e përfunduar 2 – 0.

Të besuarit e Oltijon Kërnajës e treguan “diktatin” e tyre që në pjesën e parë, aty ku vendosën golat e Muratajt, minuta e 8-të dhe Sidibe në të 14-të.

Avantazhi i dyfishtë për “Demat e Kuq” në kohë të shkurtër, ndikoi për keq te ekipi rrogozhinas, të cilët mbetën të shokuar dhe pa mundësi reagimi. Edhe pse Egnatia tentojë të ndryshojë rrjedhën e lojës në fraksionin e dytë, e pati të pamundur kundër Partizanit të mirëorganizuar.

Në minutën e 71-të, kapiteni i kampionëve në fuqi Albano Aleksi, u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa duke shkuar drejt dhomave të zhveshjes, provokoi tifozët kryeqytetas me veprim aspak të hijshëm.

Pas kësaj fitore bindëse me lojë dhe rezultat, “Demat e Kuq” grumbullojnë 39 pikë, vendi i 5-të, po aq sa ka edhe Dinamo (pozita e 4-të në tabelë). Për Egnatian, disfata në fjalë i lë të 3-të me 46 pikë, 5 më pak se Vllaznia kryesuese.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Partizani – Egnatia 2 – 0 (Murataj 8′, Sidibe 14′)

90′ – Përfundon ndeshja Partizani – Egnatia, fitojnë “Demat e Kuq” 2 – 0.

71′ – Kapiteni i Egnatias Albano Aleksi “përjashtohet” nga fusha me karton të kuq, pas ndërhyrjes kundër Sembenes. Mesfushori provokon tifozët e Partizanit, teksa shkon drejt dhomave të zhveshjes.

61′ – Egnatia kërkon të “zgjohet” me Buric, por sulmuesi nuk e devijon dot topin drejt portës rivale.

46′ – Starton pjesa e dytë.

45′ – Mbyllet pjesa e parë.

34′ – Skuka pengohet në zonë, arbitri Bylykbashi jep penallti. Pasi thërritet në VAR, lejohet vazhdimi i lojës.

14′- GOL PARTIZANI! Shënon Sidibe.

8′- GOL PARTIZANI! Shënon Valentino Murataj.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dështoi në Botëror, Federata shkarkon trajnerin e kombëtares

1’ – Shkelmohet topi i parë në stadiumin “Arena e Demave”.

 

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Bytyçi, Sembene, Kola, Murataj, Human, Doumbia, Sidibe, Skuka, Isgandarli.

Trajner: Oltijon Kërnaja.

EGNATIA: Dajsinani, Jaime, Aliyev, Poçi, Fangaj, Fernando, Aleksi, Selmani, Albanese, Buric, Rodrigues.

Trajner: Edlir Tetova. 

Superiore: Java e 26-të

Stadiumi: “Arena e Demave”

Arbitër: Erjon Bylykbashi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us