Ekipi i Partizanit është rikthyer te fitorja në Superiore pas 3 javësh negative, 3 – 2 ndaj Teutës. Grupi i Oltijon Kërnajës ka marrë 3 pikë të rëndësishme në transfertën e “Niko Dovanës”.
Skuadra e Enkeleid Dobi kishte gjithçka në kontroll gjatë pjesës së parë me golat e Maçollit dhe Tolit. Në fraksionin e dytë të lojës, “Demat e Kuq”, gjetën guximin për të reaguar në minutën e 58 me Contreras.
Pak minuta më vonë, Zela humbi penalltinë për Teutën, e cila mund të kishte mbyllur ndeshjen, duke i dhënë shpresë rivalëve. Contreras finalizoi në minutën e 66 sërish, 2 – 2.
Mbrojtësi kolumbian, pavarësisht dy golave, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 76. Megjithatë, Partizani përmbysi gjithçka me golin e Rrok Toma përmes penalltisë. Duhet thënë se ndeshja zgjati 100 minuta bashkë me shtesën.
TEUTA – PARTIZANI 2 – 3 (Maçolli 33′, Toli 40’/Contreras 59′, 67′, Toma 86′)
90+10′ – Përfundon ndeshja Teuta – Partizani me rezultatin final 2 – 3.
86′ Toma përmbys rezultatin nga penalltia
76′ – Contreras ndëshkohet me karton të kuq
67′ – Contreras barazon gjithçka, shpërfytyrohet mbrojtja e Teutës.
62‘ – Zela humb 11-metërshin për Teutën, mbetet 2 – 1 në favor të Teutës.
59′ – Contreras ngushton rezultatin
46′ – Fillonë pjesa e dytë
45+2′ – Mbyllet pjesa e parë, Teuta – Partizani 2 – 0.
40′ – Toli dyfishon shifrat për Teutën, Partizani pa “busull”.
33′ – Teuta kalon në avantazh, Maçolli zhbllokon shifrat.
19′ – Toma i shkon shumë pranë golit, por goditja e talentit përfundonë mbi tranversë.
1’ – Nis ndeshja në “Niko Dovana”
Superiore: Java e 11-të
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Olsid Ferataj
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Selmani, Zogos, Jazxhi, Maçolli, Boçi, Zela, Përgjoni, Fadairo, Arifi, Toli, Woltai
Trajner: Enkeleid Dobi.
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Mehmeti, Ismaili, Gudjufi, Isgandarli, Human, Toma, Doumbia
Trajner: Oltijon Kërnaja.





