VIDEO/ Përmbysje spektakolare nga Barcelona dhe 22 gola në 7 sfida, bëjnë “detyrën” edhe Bayern Munich e Juventusi

Kanë përfunduar 7 ndeshjet e fundit të mbrëmjës magjike të UEFA Champions League, të cilat nisën në orën 21:00. Në këto duele të vlefshme për raundin e 7-të të fazës së grupit, u shënua një total prej 22 golash.

Intersante sfida mes Slavia Prague dhe Barcelonës e cila u mbyll me rezultatin 2-4, në favor të katalansve. Edhe pse Slavia Prague e nisi “vrullshëm”, me golin e tij të parë në minutën e 10-të, falë goditjes së Kusej.

Ndëra më vonë “djemtë “e Hansi Flick dhuruan gola seri. Duke nisur që më dopietën e Fermin me shënime në minutën e 34-të dhe 42-të. E po në të njëjta “gjurmë”, vijuan edhe Olmo në minutën e 63-të dhe Leëandoski në minutën e 71-të, gol i cili finalzioi edhe ndeshjen.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

Në sukses u mbyll edhe sfida e Bayern Munich kundër Royale Union, e cila u mbyll me shifrat 2-0, në favor të bavarezëve. Pjesa e parë nuk rezervoi asnjë aksion të finalizuar në gol, por shumë më ndryshe ajo e dyta.

Ekipi i Vincent Kompany u nderua nga goli i parë i Kane, i cili u shënua në minutën e 52-të dhe penalltia e saktë sërish e Kane në minutën e 55-të. Dy goditje në rrjetën e rivalëve që e bënë skuadrën triumfuese për këtë duel.

Nga italianët, Juventus po ashtu bëri më të mirën e tij përballë Benficës, të cilën e mundi me rezuttatin 2-0. Gola të shënuara nga Thuram në minutën e 55-të dhe Mc Kennie në minutën e 64-të.

Lajme të tjera |  Nga “Zizou” me Francën te Gjermania e Klopp, Italia merr shembull nga rivalët (KANDIDATI)

Atalanta – Athletic Bilbao 2 – 3 (Scamacca 16’, Krstovic 88’/Guruzeta 58′, Serrano 70′, Navarro 74′)

Bayern Munich – Royale Union 2 – 0 (Kane 52′, 55′)

52′ Kane

55′ Kane

Chelsea – Pafos 1 – 0 (Caicedo 78′)

Juventus – Benfica 2 – 0 (K.Thuram 55′, McKennie 64′)

Marseille – Liverpool 0 – 3 (Szoboszlai 45+1’, Rulli 72′ autogol, Gakpo 90+3′)

45+1′ Szoboszlai

Newcastle – PSV 3 – 0 (Wissa 8’, Gordon 30’, Barnes 65′)

Slavia Pargue – Barcelona 2 – 4 (Kusej 10’, Lewandowski 44’ autogol/Fermin 34’, 42’, Olmo 63′, Lewandowski 71′)

10′ Kusej

34′ Fermin

42′ Fermin

44′ Lewandowski (autogol)

63′ Olmo

71′ Lewandowski

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us