VIDEO/ “Pirati” shqiptar i pandalshëm në LaLiga, Vedat Muriqi “tund rrjetën” e radhës me Mallorca

Vedat Muriqi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Mallorca, po luan në transfertë përballë Sevilla. Ndeshja e vlefshme për javën e 9-të të LaLiga, është momentalisht 1-1.

Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar nga Prizreni, ai i cili shënoi golin e barazimit për Mallorca. “Bomberi” i Kosovës, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 67-të, falë një topi të marrë prej Virgili.

Kujtojmë se deri më tani, Muriqi ka shënuar 5 gola në elitën e futbollit spanjoll.

Lajme të tjera |  Dikur shkëlqente me Vllazninë dhe Elbasanin, “steka e vjetër” firmos me klubin e Kategorisë së Dytë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us