VIDEO/ Plas grushti “sheshit” gjatë ndeshjes, në sherr u përfshinë edhe futbollistët shqiptarë

Miqësorja e zhvilluar mes Kaysar Kyzylorda dhe Llapit, e përfunduar 1 – 2, u kthye na “arenë boksi”. Dueli i mbajtur në Antalia të Turqisë, kishte si synim përgatitjen e të dyja ekipeve.

“Sebepi” i gjithë sherrit erdhi nga një faull i lojtarëve të Llapit, kundër skuadrës kazake. Por, këta të fundit nuk e pritën aspak mirë. Më pas, situata degradoi në dhunë fizike mes lojtarëve nga të dyja kampet. U nevojit ndërhyrja e stafeve për të qetësuar gjendjen.

Vlen të përmendet se Llapi është skuadër që militon në Superligën e Kosovës, ndërsa pjesa dërrmuese e kontigjentit përbëhet nga shqiptar të Kosovës.

Plas grushti në miqësoren Kaysar Kyzylorda – Llapi

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Thashethemi që po trazon Interin, Kristjan Asllani vetëm 1 minutë larg 5 milionë eurove

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us