VIDEO/ Shënoi një SUPERGOL në fitoren e Lecce, Ylber Ramadani reagon në rrjetet sociale

Ylber Ramadani ditën e djeshme shënoi një gol spektakolar në sfidën që Leçe fitoi 2-0 ndaj Cagliarit në transfertë. Një supergol, i cili la “gojë hapur” të pranishmit në stadium, pasi erdhi nga jashtë zonës.

Pas kësaj sfide ka reaguar në rrjetet sociale mesfushori shqiptar. Lideri i Kombëtares ka shkruar se të gjithë luftojnë për njëri – tjetrin.

“Ne jemi të gjithë për njëri-tjetrin dhe kundër njëri-tjetrit. Përpara Lecce“, ka shkruar mesfushori.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Thashethemi që po trazon Interin, Kristjan Asllani vetëm 1 minutë larg 5 milionë eurove

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us