VIDEO/ Sinan Hoxha e bind para merkatos së dimrit, Juljan Shehu mesazh dashurie për “Tironën”

Juljan Shehu aktualisht ndodhet në Shqipëri, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që mesa duket ka vendosur t’i kalojë ditët e fundit të këtij viti në Tiranë. E kur ndodhesh në kryeqytet e pamundur të mos shijosh pak edhe “jetën e natës”.

Kështu ka bërë lideri kuqezi, i cili mbrëmjen e djeshme ishte i pranishëm në një klub nate, ku Sinan Hoxha ishte i ftuar për të kënguar. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehu ka ndarë një video ku dëgjohet teksa këngëtari i këndon “Tironës”.

“Krejt Tirona hyn në valle, o krejt Tirona, krejt Tirona hyn në valle”, këndon Sinani. Një këngë e cila siç duket ka “fituar edhe zemrën” e mesfushorit në këto ditë të ftohta dimrit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

E nuk kishte si të ishte ndryshe për lojtarin kryeqytetas. Ndërkohë vlen të theksohet se 27-vjeçari aktualisht është pjesë e Widzew Lodz në Poloni, ku ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us