VIDEO/ Skënderbeu merr “hak” ndaj Ilirisë për “grushtat” e Fushë – Krujës, korçarët “shtypin” krutanët për 3 pikët

ILIRIA – SKËNDERBEU 0 – 2 (Abiodoun 45+3′, Çuçka 57′)

Ka përfunduar ndeshja e prapambetur mes Ilirisë dhe Skënderbeut. Këto të fundit kanë mundur të shënojnë 2 gola dhe kanë siguruar një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në kampionat, me korçarët që rikthehen te fitorja në Kategorinë e Parë dhe “thellojnë” diferencat me rivalët.

Vendimtarë me golat e tyre ishin Abiadoun dhe Çuçka. I pari shënoi në 45 minutat e para, i cili kaloi kështu në avantazh korçarët, të cilët udhëhoqën 0-1 ndaj Ilirisë në “Elbasan Arena” pjesën e parë. Ndërkohë në pjesën e dytë dyfishoi shifrat Çuçko në minutën e 57-të, duke “vulosur” trimfin e të besuarve të Ernest Gjokës.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë së Parë, e cila u shty 2 javë më parë për shkak të dhunës së ndodhur në Fushë – Krujë në stadiumin “Redi Maloku”, ku vendasit sulmuan kundërshtarët.

Kategoria e Parë: Ndeshja e prapambetur e javës së 14-të

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani vlerësohet më lart se të gjithë! Pas tij vijnë portieri Sherri e Mario Mitaj, ndeshje pozitive edhe për ish-in e Partizanit (NOTAT)

Stadiumi: “Elbasan Arena”

Arbitër: Ditmir Grimci

FORMACIONET ZYRTARE:

ILIRIA: Xhika, Kallaku, Stafa, Sejdiu, Demiraj, Jakubu, Diarrasuba, Osikel, Lika, S. Selmani, Veriu. Trajner: Dritan Smajli

SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Ramos, Vangjeli, Estrela, Janaqi, Çuçka, Nasr, Shaqe, Abubakar, Tajo. Trajner: Ernest Gjoka.

Goli i parë

Goli i dytë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us