VIDEO/ Spikeri i televizionit iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit!

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale thuhet se shihet një folës në televizionin iranian i cili u shfaq për të dhënë lajmin e vrasjes së Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Dhe siç shihet në pamjet e publikuara, ai shpërtheu në lot ndërsa lexonte deklaratën.

Irani konfirmoi vdekjen e udhëheqësit të tij të dielën herët sipas kohës lokale, një ditë pasi filluan sulmet amerikane dhe izraelite në këtë vend.

Në këtë drejtim, raportojnë mediat e huaja, Irani ka shpallur 40 ditë zie pas vdekjes së Khameneit.

Siç u raportua më herët, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në kompleksin e tij në kryeqytetin Teheran.

Lajme të tjera |  Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us