VIDEO/ Supergola dhe spektakël! Skënderbeu i pandalshëm në kampionat, likuidon Kastriotin dhe “blindon” kreun

Skënderbeu ka fituar në shtëpi përballë Kastriotit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi me shifrat 2-1.

Golin e parë të këtij dueli e shënoi Renato Gjini. Sulmuesi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 51-të të ndeshjes me anë të një roveshatë spektakolare. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi Mario Beshiraj në minutën e 88-të, duke shënuar që në debutim. Në krahun tjetër, Xhixho shënoi golin e vetëm për krutanët në të 92-tën. Edhe pse ishte mjaft i bukur, rezultoi vetëm statistikor.

Kështu, korçarët blindojnë vendin e parë të renditjes me 47 pikë. Në krahun tjetër, me 27 pikë të grumbulluara, Kastrioti mban momentalisht vendin e 4-t.

Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

90+2′ GOL KASTRIOTI! Shënon supergol Xhixho.

88′ GOL SKËNDËRBEU! Shënon Beshiraj në debutim.

51′ GOL SKËNDERBEU! Shënon supergol me roveshatë Gjini.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us