Vedat Muriqi shënoi tripletë fantastike mbrëmë për Majorkën në fitoren 3-2 kundër Atletik Bilbaos. Pas përfundimit të sfidës, shokët e skuadrës i dhuruan topin e ndeshjes së bashku me disa dedikime.
“Po ja ku është, të them të drejtën, jam shumë i lumtur, tripleta ime e parë te Majorka, shpresoj të ketë edhe shumë të tjerë, por ky top është edhe një dhuratë e vogël nga shokët e ekipit”, deklaroi Muriqi për mediat
“Tutti Moni, të dua shumë, për edhe shumë gola të tjerë”, me siguri është Abdon Prats, thotë Muriqi.
“Hajde, Pirati im, të duam shumë. Pirati, më i miri”, shkruan një tjetër.
Por urimi më special është ai i futbollistit të Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Ai i shkruan në shqip Muriqit: “Ta hanksha zemrën. Të dua Vedat!”.
Muriqi e falenderon shumë Kumbullën për këtë dedikim të bërë.





