VIDEO/ Teuta “trondit” Dinamon në mes të Tiranës pas 99 minutash lojë, “blutë” e Ilir Dajës nuk “ndezi”

Nuk ka “qetësi” për Dinamon e Ilir Dajës. Në ndeshjen kundër Teutës, e mbajtur në “Air Albania”, kryeqytetasit u mposhtën 0 – 1 nga Teuta, aty ku vendosi goli i Arifit në minutën e 32-të.

Në të gjithë ndeshjen, ekipi durrsakë e goditi portën rivale vetëm 1 herë dhe gjeti golin, “snajper”. Edhe pse dinamovitët dominuan në kontrollin e topit, nuk vlejti për asgjë.

“Blutë” tentuan me Bregun për të bërë “kërcënuar” portën mike, por pa rezultat. Portieri i skuadrës bregdetare Selmani, u “përgjigj” në 2 raste konkrete, duke e mbajtur portën e paprekur.

Pas kësaj fitoreje, Teuta shkon në kuotën e 37 pikë në 28 javë, vendi i 6-të, 2 më pak se Dinamo, ndërsa për ekipin e Ilir Dajës, kanë vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit.

Dinamo 0 – 1 Teuta (Arifi 32′)

Lajme të tjera |  Nga “Zizou” me Francën te Gjermania e Klopp, Italia merr shembull nga rivalët (KANDIDATI)

99′ – Përfundon sfida, fiton Teuta kundër Dinamos, vendos goli i Arifit.

71′ – Selmani i pakalueshëm për sulmuesit e Dinamos, i saktë në ndërhyrje.

59′ – Qefalija godet fuqishëm, pret mrekullisht portieri Selmani.

46′ – Nis pjesa e dytë.

45+5′ – Mbyllet pjesa e parë.

32′ – Mbrojtja e Dinamos në “gjumë”, Arifi shfrytëzon rrëmujën dhe kalon në epësi Teutën.

7′ – Dejvi Bregu godet shtyllën, me pas virojtësi sinjalizon për pozicion jashtë loje.

1’ – Shkelmohet topi në ndeshjen Dinamo – Teuta, stadiumi “Air Albania”.

 

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Teqja; Ismaili, Teikseira, Bregu, Nani, Malomo, Qefalija, Dita, Berisha, Aliji, Neziri

Trajner: Ilir Daja

TEUTA: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Daci, Jurgens, Përgjoni, Ismajli, Arifi, Toli, Votlai

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Thashethemi që po trazon Interin, Kristjan Asllani vetëm 1 minutë larg 5 milionë eurove

Trajner: Enkelejd Dobi

Superiore: Java e 28-të

Stadiumi: “Air Albania”

Arbitër: Laver Alla

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us