VIDEO/ “Tirana ka vdekur, i ka ngelur vetëm fanella”, ish-futbollisti bardheblu: Të gjithë po presin kur do ta “varrosin”

Tirana është një nga skuadrat pretendente për të rënë nga Superiorja në këë sezon. Bardheblutë aktualisht ndodhen në vendi e fundit në tabelën e klasifikimit me 6 pikë pas 11 javësh kampionat.

Një skuadër që nuk të jep shpresa për asgjë. I këtij mendimi është edhe ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla. Ky i fundit ka theksuar se Tiranës i ka mbetur vetëm fanella dhe tifozët, ndërsa prej kohësh ka “vdekur” dhe të gjithë presin se kur do ta “varrosin”.

“Tirana për mua nuk është kjo. Tiranës i ka ngel vetëm fanella dhe tifozët. Ky ekip dhe ky klup dhe si është menaxhuar deri më tani nuk është Tirana. Tirana ka vdekur! Tani këta po presin kur ta ‘varrosin’ këtë sezon apo sezonin tjetër, këtë nuk e dimë, por me sap o shikoj unë, ne nuk kemi asgjë në vijë. Jemi kandidatët kryesorë për të dalë, për të lënë Superioren që pa u mbyllur viti kalendarik”, ka deklaruar ish-futbollisti.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Thashethemi që po trazon Interin, Kristjan Asllani vetëm 1 minutë larg 5 milionë eurove

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us