VIDEO/ Vendos goli i mesfushorit, Napoli merr 3 pikë të “arta” në transfertë dhe parakalon Milanin

Napoli ka triumfuar në transfertë përballë Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Unipol Domus”, përfundoi me shifrat 0-1.

Golin e vetëm të kësaj sfide, e gjeti mesfushori i napoletanëve, McTominay. Skocezi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 2-të të ndeshjes, falë edhe një rrëmuje në zonën kundërshtare.

Kështu, “djemtë” e Antonio Conte ngjitet në vendin e dytë me 62 pikë, duke parakaluar Milanin në kuotën e 60 pikëve, por me një ndeshje më pak. Ndërsa Cagliari me 30 pikë, mban vendin e 15-të.

Goli i McTominay (Cagliari 0-1 Napoli)

Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us