VIDEO/ Vllaznia nuk “fal” në shtëpi, mposht sërish Bylisin dhe “prek” Kupën

Skuadra e Vllaznisë ka arritur të sigurojë kualifikimin për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Të besuarit e Edi Martinit mposhtën edhe në ndeshjen e dytë Bylisin, kësaj radhe me shifrat 2 – 1, ndërsa rezultati i përgjitshëm përkoi 3 – 1.

Të 3 golat e ndeshjes së sotme erdhën në pjesën e parë. Goleadori Bekim Balaj hapi serinë e finalizime me eurogolin në minutën e 34-të.

Pas 4 minutash, Bylis vendosi ekuilibrat falë Olavio. Në “frymën e fundit” të pjesës së parë, shkodranë shënuan sërish, kësaj radhe prej kaosit të shkaktuar në mbrojtjen e ballshiotëve, goli i Pusi.

Gjatë fraksionit të dytë, dalja me karton të kuq nga Adeduro dhe rasti flagrant i humbur prej Pedros, i dha fund shpresave për një përmbysje të madhe në “Loro Boriçi”.

Vllaznia 2 – 1 Bylis (Balaj 34′, Pusi 44’/Olavio 38′)  (Ndeshja e Parë 1 – 0)

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

90′ – Përfundon ndeshja Vllaznia – Bylis 2 – 1.

63′ –  Adeduro ndëshkohet me karton të kuq, pas ndërhyrjes “horror” ndaj Yagos.

55′ – Trajneri Mirel Josa “nuk iu beson syve”, Pedro humb rast me portën bosh.

46′ – Nis pjesa e dytë.

45+1′ – Mbyllet pjesa e parë.

44′ – Ekipi ballshiot në kaos, pësojnë golin e dytë.

38′ – Bylis nuk humb kohë, barazon shpejtë me Olavio.

34′ – Vjen goli i parë i ndeshjes, “magjik” Bekim Balaj.

22′ – Bekim Balaj “fal” Bylisin, humb rast “flagrant” për gol përballë portierit Ozols.

4′ – Kevin Dodaj pretendon për penallti, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

3′ – Bylis vendos në “panik” mbrojtjen shkodrane, pret “mrekullisht” portieri Jukaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us