VIDEO/ “Vrasës” para porte, ish sulmuesi i Tiranës shënon golin e 18-të sezonal

Florent Hasani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Amedspor fitoi në transfertë përballë Hatayspor. Sfida e vlefshme për javën e 32-të të Ligës së Parë turke, përfundoi 0-3.

Sulmuesi i Kosovës ishte pikërisht ai që shënoi golin e 3-të për të tijët, duke vulosur rezultatin përfundimtar. Ish-i i Tiranës e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58-të të kësaj sfide.

Kështu, 28-vjeçari shqiptar shkon në kuotën e 18 golave pas 31 ndeshjeve. Gjithashtu, Hasani numëron edhe 6 asiste.

Goli i Florent Hasanit

Lajme të tjera |  Dikur shkëlqente me Vllazninë dhe Elbasanin, “steka e vjetër” firmos me klubin e Kategorisë së Dytë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us