Vizita në Athinë; ç’konsumuan për drekë Erdogan dhe Mitsotakis

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zbarkuar sot në Greqi duke shënuar një vizitë historike, marrë parasysh tensionet e viteve të fundit mes dy vendeve. Atmosfera pozitive e krijuar nga vizita e Rexhep Tajip Erdogan, në të cilën u evidentua synimi i dy vendeve për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet greko-turke. Por detajet kishin shumë rëndësi.

Ndaj edhe menuja është parë me lupë. Mediat greke kanë zbuluar se çfarë konsumuan dy lidërët dhe enturazhet e tyre.

Ushqimi tradicional i zgjedhur nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis për presidentin Erdogan përfshiu si pjatë kryesore sallatë taramo, dolmade, sallatë. Por sigurisht nuk mund të mungonte ëmbëlsira, e cila ishte hallva.

Në dukje duket e shijshme, por shpresojmë që të mos kenë pasur përplasje lidhur me origjinën e ushqimeve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us