Vrasja e Vanjës 14-vjeçare, flet për herë të parë e ëma

Pas vrasjes makabër të 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska, ka reaguar për herë të parë edhe nëna e saj.

Zorica Gjorçevska pretendon se me babanë e fëmijëve nuk kanë pasur konflikte dhe nuk ishte në dijeni të gjendjes financiare të tij.

Në një deklaratë për mediat në gjuhën serbe ka thënë se nuk i ka interesuar jeta e burrit dhe se jeta e saj ishin vetëm fëmijët dhe puna.

“Unë nuk mund të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Unë jam në pritje të epilogut të gjithë kësaj. Ende nuk e kuptoj se pse jeta ime normale u kthye në ferr. Për mua është thjesht e pakuptueshme se si, dhe pse vajza ime e bukur është tani në varr. Kam një sëmundje kronike, por po përmbahem, është e rëndësishme për mua të di të vërtetën, dhe vajza tjetër aktualisht është e sëmurë, të gjithë shpresojmë se do të jetë më mirë. Ju lutem, po ju kërkoj shumë që të prisni derisa të kuptojmë pse ndodhi kjo. Unë nuk di asgjë. E gjithë kjo për mua është joreale. Por ne kemi pesë vjet që jemi divorcuar dhe nuk e di se çfarë po bënte. Ne ishim në marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve. Ne nuk kemi debatuar për kujdestarinë apo edukimin, atë e kam lejuar t’i shohë kur të donte apo kur të donin fëmijët”, tha Zorica.

Lajme të tjera |  FOTO-LAJM/ Presidentja Osmani takon presidentin e zgjedhur Donald Trump në katedralen 'Notre-Dame'

Më tej, ajo shprehet se nuk e di nëse ish-i i saj ka pasur borxhe kumari, pasi nuk ka ndërhyrë në jetën e tij.

“Nuk e di dhe nuk më interesonte jeta e tij. Jeta ime ishin fëmijët dhe puna ime. Ai mbeti vetëm, që të më linte vetëm. Sa herë që flisnim, flisnim për fëmijë. Ju lutem mos më bëni më pyetje pasi po i bëj vetes shumë pyetje se pse ndodhi kjo. Dhe unë jam duke pritur për të zbuluar”.

Vanja Gjorçevska u rrëmbye dhe u vra më 27 nëntor dhe babai i saj është në mesin e 5 të dyshuarve pasi dyshohet se do e përdorte të bijën për të zhvatur para nga ish-gruaja e tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us