ZYRTARE/ 7 muaj pa ekip, mbrojtësi shqiptar rifillon karrierën nga Superliga

Mirlind Kryeziu është futbollisti më i ri i Winterthur. Pas një pauze në karrierë, rreth 7 muaj pa ekip, qendërmbrojtësi 29-vjeçar ka firmosur me ekipin e Superligës së Zvicrës.

Me klubin e ri, Kryeziu ka firmosur kontratë 1.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Winterthur s’ka shpenzuar asnjë “kacidhe”, pasi shqiptari ishte lojtar i lirë.

Kujtojmë se 29-vjeçari është pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Me ekipin A të “Dardanëve”, Kryeziu ka luajtur 10 ndeshje.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë ia beson “dorës së vjetër” sezonin e ri, merret vendimi për trajnerin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us