Anis Mehmeti është lojtari më i ri i Ipswich Town në Championship. Ka qenë vetë klubi në fjalë që ka zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin e sulmuesit të Shqipërisë.
Kontrata e re është e vlefshme deri verën e vitit 2029-të, pra 3 vite e gjysmë. Deri në këtë pikë, nuk bëhet e qartë shifra e akordit mes palëve.
Te Bristol City, Mehmeti ishte lider, duke marrë profilin e protagonistit me gola dhe asiste.





