ZYRTARE/ Klubi i Superiores bën “namin” në merkato, transferon 5 futbollistë njëherazi! Mes tyre edhe talenti Gjini

Klubi i Bylisit ka njoftuar në rrjetet sociale transferimin e 4 futbollistëve njëherazi. Fjala është për mbrojtësin Kristian Gjini, “shkatërruesi” Gjorgji Stilov, mesfushori Tomas Kastro dhe sulmuesit Pedro Vieira e Olavio dos Santos Lima Filho.

Gjini është “produkt” nga Atromitos, klubi i Athinës që militon në Superligën greke. Eksperienca e fundit profesionale e 21-vjeçarit ishte te GS Marko në tokën helene. Gjorgji Stilov ka si profil natyral rolin e “6”, pra “shkatërrues”.

Ai ka luajtur në klube të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut si Akademija Pandev, Shkupi apo Makedonija GP. Pedro Vieira luan si sulmues i majtë, ndërsa mund të alternohet edhe në qendër apo linjën e djathtë.

Ai është i gjatë 190 centimetra dhe klubi i fundit përkon me Penafiel (Liga e Dytë në Portugali). Tomas Castro iu shtua listës së afrim te ekipi ballshiot.

Mesfushori portugez është 26 vjeç dhe ka dalë nga akademia e Benficës. Pas 22 javësh në Superiore, Bylis mban vendin e 8-të në tabelë me 20 pikë, ndërsa rrezikon ndjeshëm rënien nga elita e futbollit shqiptar. Olavio dos Santos Lima Filho ka “CV” të larmishme, teksa ka luajtur me shumë klube braziliane dhe eksperienca e tij mund t’i vijë në ndihmë skuadrës së Mirel Josës.

Lajme të tjera |  Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us