Volkan Demirel nuk do të jetë më trajner i Genclerbirligi. Klubi i Superligës turke e ka shkarkuar teknikun 44-vjeçar, për shkak se ekipi ndodhet në pozita rënie.
Por, e çuditshme këtu është fakti që Demirel shkarkohet për herë të dytë brenda këtij sezoni. Në tetor 2025, 44-vjeçari mori drejtimin e Genclerbirligi, por nuk arriti asnjë fitore dhe u shkarkua në muajin dhjetor.
Në muajin mars, klubi i Superligës turke mendoi t’i besonte sërish. Por vetëm 2 muaj pas riemërimit si trajner i ekipit, Volkan Demirel është shkarkuar përsëri, duke e bërë situatën të pazakontë.





