Vetëm para pak minutash, klubi i Bragës ka zyrtarizuar afrimin e qendërmbrojtësit shqiptar Adrian Bajrami, i cili ka firmosur me klubin portugez deri në verën e vitit 2031.
Pas “tradhtisë” që i bëri Kombëtares shqiptare, duke kaluar befasisht te Zvicra pa lënë “gjurmë”, krejt papritur, 24-vjeçari e ka vazhduar “avazin” edhe në Portugali.
Lojtari në fjalë e mori “hovin” te kryeqytetasit e Benficas në Portugali, por tashmë do të jetë rival në të njëjtën ligë. Luzern në Superligën helvet rezulton destinacioni pararendës për futbollistin me profil defensiv.





