ZYRTARE/ Partizani s’ndal “hovin” në ditët e fundit të merkatos, prezanton sulmuesin që la Suedinë për Kombëtaren shqiptare

Laorent Shabani është futbollisti më i ri i Partizanit. Pas largimit nga ekipi suedez, Norrkoping, sulmuesi i krahut ka vendosur që të nisë një aventurë të re në “Abissnet Superiore” me të kuqtë.

Shabani ka firmosur një kontratë 1.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Kujtojmë se në rang kombëtaresh, 26-vjeçari e nisi me Suedinë, ndërkohë që në vitin 2018 u bashkua me Shqipërinë U21, me të cilët ka dy ndeshje të luajtura.

NJOFTIMI:

Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Laorent Shabanin. Ish sulmuesi i ekipit tonë përfaqësues U-21 është zyrtarisht pjesë e të kuqve. 26 vjeçari ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë.

Sulmuesi krahut i prezantuar sot nga drejtorit sportiv Agim Ibraimi, është formuar si lojtar në Suedi duke luajtur shumë vite në vendin nordik ku ka spikatur me paraqitjet e tij. Shabani i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë pasi mbylli së fundmi bashkëpunimin me ekipin e Norrkoping.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us