ZYRTARE/ Rikthim i BUJSHËM! Herolind Shala i surprizon të gjithë me ekipin e ri

Herolind Shala është futbollisti më i ri i Feronikelit. Edhe pse “Transfermarkt” kishte zyrtarizuar pensionimin e tij nga futbollit, mesfushori 34-vjeçar ka bërë këtë rikthim të bujshëm.

Kujtojmë që gjysmën e sezonit të shkuar e kaloi te Partizani në Superiore, por duke dështuar. Për të, është hera e parë që luan në Kosovë, duke nisur aventurë në Ligën e Parë.

Vlen të përmendet se Shala ka “lëvizur shumë” edhe në rang kombëtares. Ai ka luajtur me Norvegjinë U17 dhe U20, Shqipërinë U21, Kombëtaren shqiptare A dhe përfaqësuesen A të Kosovës.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, dy klubet e Superiores në “luftë” për liderin e shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us