ZYRTARE/ Tirana me transferim “BIG”, bardheblutë i tregojnë “dhëmbët” rivalëve me lojtarin kroat

Klubi i Tiranës nuk ka të ndalur në merkaton e dimrit. Vetëm para pak minutash, bardheblutë kanë zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit kroat Anton Kresic.

29-vjeçari ballkanas vjen te kryeqytetasit pas aventurës te CFR Cluj në Superligën rumune. Në të shkuarën, Kresic ka luajtur edhe me Atalantën në Primavera 1.

Rijeka po ashtu ishte pjesë e “trampolinës” që ka ndjekur qendërmbrojtësi në fjalë. Ai është i gjatë 198 centimetra, çka do të thotë se sulmuesit rival do i kenë punët “pisk” në prapavijën e Tiranës me këtë lëvizje në treg.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka luajtur me Laçin dhe Kombëtaren shqiptare, ish-sulmuesi i Superiores surprizon me ekipin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us