ZYRTARE/ Trajneri italian “zbarkon” në Shqipëri, klubi shkodran i bën PREZANTIMIN SPEKTAKOLAR

Emiliano Bonazzoli është trajneri i ri i Shirokës. Me largimin e Andre Jasmis, klubi shkodran që militon në Kategorinë e Dytë ka “goditur”, duke afruar një trajner me eksperiencë në Itali si Bonazzoli.

47-vjeçari ka drejtuar ekipe si Renate, Fanfulla dhe Leço. Ndërkohë që në të shkuarën ka qenë futbollist i njohur me ekipe si Brescia, Cesena, Parma, Hellas Verona dhe Sampdoria.

Tashmë, qëllimi i Bonazzolit është që të japë kontributin e tij, për të ngjitur në Kategorinë e Parë, Shirokën. Këta të fundit e kanë prezantuar me anë të një video mjaft të bukur.

Lajme të tjera |  Nga “Zizou” me Francën te Gjermania e Klopp, Italia merr shembull nga rivalët (KANDIDATI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us