ZYRTARE/ Transferim që e kanë “zili” edhe ekipet e “big”, Bruno Telushi prezantohet te rivalët e Partizanit

Një transferim mjaft të bujshëm ka bërë skuadra e Orikut. Këto të fundit kanë përforcuar ekipin me një emër të njohur për futbollin shqiptar.

Bruno Telushi tashmë është lojtari më i ri i Orikut, i cili është prezantuar ditën e sotme nga drejtori sportiv i skuadrës. Klubi i uron shumë suksese me fanellën e tyre, ndërsa shkruajnë se një lojtar me personalitet dhe lidership i bashkohet ekipit, duke shtuar kështu eksperiencën në skuadër.

“Drejtori sportiv i klubit ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Bruno Telushi, një emër i njohur dhe me eksperiencë në futbollin shqiptar. Ish-kapiten i Flamurtarit dhe Partizanit, Telushi vjen me personalitet, lidership dhe cilësi të spikatura në fushë.

I urojmë mirëseardhjen dhe shumë suksese me fanellën tonë, me bindjen se do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën dhe projektin tonë sportiv”, ka shkruar klubi. Kutojmë se Telushi do të jetë një nga rivalët e skuadrës së Partizanit, pasi siç dihet Partizani B luan në Kategorinë e Dytë.

Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us