ZYRTARE/ Vllaznia vazhdon avazin, “kyç” edhe titullarin e Edi Martinit

Jasmin Celikovic është futbollisti i radhës që ka firmosur rinovimin me Vllazninë. Mbrojtësi boshnjak ka nënshkruar kontratën e re e cila do ta mbajë të lidhur me shkodranët deri në verën e vitit 2027.

Celikovic ka zhvilluar 23 paraqitje me skuadrën këtë sezon, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm për trajnerin Edi Martini.

Eksperienca e tij në prapavijë bën që shkodranët t’i besojnë sërish çelësat e mbrojtjes 27-vjeçarit në projektin që do të udhëhiqet sërish nga Martini i cili po ashtu vendosi për vazhdim të këtij bashkëpunimi.

NJOFTIMI: 

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin për rinovimin e kontratës edhe me futbollistin Jasmin Çelikoviç. Ai do të jetë pjesë e skuadrës tonë edhe për sezonin 2026-2027.”

Lajme të tjera |  Miliona euro të çuara “dëm”, Armando Broja prek “fundin”! ÇFARË PO NDODH ME SULMUESIN?!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us