2025, viti i drejtësisë së re. Ekspertët: Goditjet e SPAK do të vijojnë. Duhet zgjidhur çështja e stokut në Gjykata

Nga Blerina Cene

Zvarritja e seancave paraprake që vendosin për fatin e dosjeve nëse do t’i nënshtrohen apo jo gjykimit rrit edhe riskun e shtimit të stokut në Gjykatën e Posaçme. Ligjërisht kjo seancë duhet të dalë me një verdikt përfundimtar brenda 30 ditësh.

Juristi Hoxha thotë se stoku mund të eliminohet përmes ndryshimit të ligjit që rrit pragun e vlerës së korrupsionit, një apel ky i vazhdueshëm edhe nga kryeprokurori i mëparshëm i SPAK, Altin Dumani.

Lajme të tjera |  36 bashki apo më shumë?

“Në asnjë rast nuk përfundon brenda 30 ditësh. Ka pasur raste të caktuara që ka shkuar edhe 10 muaj. Raste personale kanë shkuar edhe 19- 20 muaj.  Prokuroria e posaçme nuk mund të humbasë kohë për një 50 mijë lekësh.  Rritja në 2 milionë lekë të rinj, kemi pasur raste kur prokuroria e posaçme ka bërë mbi 30 mijë faqe akte për katër të pandehur, nga 18 mijë lekë të rinj në 230 mijë lekë të rinj. Të ngarkohet prokuroria e posaçme për tu marrë me 4 derëzinj”, shton avokati, per Vizion Plus.

Në bankën e të akuzuarve nga SPAK për 2026 do të ulet ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhin për “CEZ DIA –n e Lobingun”, ish-kryeministri Sali Berisha, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” që ka kaluar për gjykim.

Lajme të tjera |  Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

I arrestuari i parë i vitit, Erion Veliaj në krye të detyrës në 10 shkurt ishte padyshim ngjarja që pati efekt zinxhir përgjatë gjithë 2025.

Pezullimi nga detyra i numrit dy të qeverisë, Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ishte një tjetër pikë kthese për Prokurorinë Speciale. Ndonëse Kushtetuesja e riktheu atë në detyrë deri në datën 22 janar, pasaporta e saj mbetet ende e bllokuar.

Ndaj Krimit të Organizuar pati një tjetër “Revansh”, ai i fillimvitit. Rënia e Urës, operacioni me të njëjtin emër ishte një tjetër kulmim i luftës ndaj krimit të organizuar.

Në dhjetor, SPAK lëshoi fletëarreste për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. Ishte hera e parë që kjo prokurori faktoi ekzistencën e një grupi që funksiononte si shtet paralel, ku krimi i organizuar e korrupsioni, bashkëjetonin.

Megjithatë i takon Gjykatës së Posaçme vendimmarrja për të shpallur apo jo fajtorë zyrtarët dhe anëtarët e pandehur të organizatave kriminale, siç SPAK pretendon.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us