Apeli i GJKKO i mban të bllokuar pasportën Ballukut, Gjyli dhe Elezi qëndrojnë në ‘arrest shtëpie’

Apeli i GJKKO ka dalë me vendim lidhur me kërkesën e zv.kryeministres Belinda Balluku, si edhe dy vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, për heqjen e masave të sigurisë të caktuara ndaj tyre me vendim të GJKKO. Ankimi i Belinda Ballukut dhe dy bashkëpunëtorëve të saj u shqyrtua nga gjyqtarja Miliana Muça.

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën ndalim të daljes jashtë vendit për Belinda Ballukun, ndërsa sa i takon masës së pezullimit nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres, Balluku, trupi gjykues nuk mori vendim derisa të shprehet përfundimisht Kushtetuesja. Në fuqi është lënë edhe masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin.

Në seancë u paraqitën kreun i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH, të cilët ndodhen në arrest shtëpie, ndërsa zv.kryeminstrja dhe ministrja Belinda Balluku nuk ishte e pranishme. Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit.

Lajme të tjera |  Jennifer Lopez, koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar për momentin, kërkoi 2 milionë euro garanci nëse do kishte protesta

Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro.  Ndërkohë, Balluku është vënë në hetim edhe për të 7 lotet e Unazës së Madhe, një projekt për të cilin janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro).

Ndërkohë në lidhje me hetimin, SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, me qëllim arrestimin e saj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us