Arbër Hoxha “pa frena” te Dinamo Zagreb, shkakton sërish “bujë” në Kroaci

Goli i sulmuesit të Kombëtares Arbër Hoxha rezultoi përcaktues për ekipin e Dinamo Zagreb ndaj Rijeka, e cila i siguroi 3 pikët kryeqytetasve në ligën kroate.

Në publikimin e formacionit të javës, emri i shqiptarit nuk kishte se si të mungonte. Kjo e dhënë vlen si tregues i qartë se Hoxha është sulmuesi i momentit nga përfaqësuesja e Shqipërisë.

Forma mbreslënëse e 27-vjeçarit mund të ndikojë te trajneri Sylvinho për t’i besuar pozitën e titullarit ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Arbër Hoxha “pa frena” te Dinamo Zagreb, shkakton sërish

FORMACIONI/ Java e 12-të
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka luajtur me Laçin dhe Kombëtaren shqiptare, ish-sulmuesi i Superiores surprizon me ekipin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us