E BUJSHME/ Emanuela Rusta “braktis” Shqipërinë, arbitrja e Superiores gati të drejtojë ndeshjen e gjigantit gjerman

Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta do të drejtojë një tjetër ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare, pasi është përzgjedhur nga UEFA për sfidën çerekfinale të Women’s Europa Cup, Nordsjælland – Eintracht Frankfurt, që luhet këtë të mërkurë, në “Right to Dream Park”, në orën 18:00.

Në këtë takim, Rusta do të ndihmohet nga asistentet Mirjeta Salla dhe Sandra Nigulis, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Florian Lata. Emërimi i saj në një fazë kaq të avancuar të kompeticionit vjen si rezultat i paraqitjeve pozitive në arenën ndërkombëtare.

Arbitrja shqiptare vijon të jetë pjesë e listës elitare të gjyqtarëve të UEFA, duke përfaqësuar me sukses arbitrimin shqiptar në ndeshje me nivel të lartë konkurrimi.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Risia e Egnatias merr formë, Agim Demrozi ia beson ekipin e ri trajnerit Duro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us