E PAPRITUR/ Aksidenti që i preku damarin e dorës, “TRONDITET” klubi i Superiores! Transferimi i ri mbyll sezonin

Sikur të mos mjaftonte ecuria prej 4 ndeshjesh radhazi pa fitore në Superiore, Bylis ka marrë një tjetër “shkundje”.

Vetë klubi ballshiot ka njoftuar në rrjetet sociale se portieri i tyre Kristan Gurau, ka pësuar aksident ditën e sotme. Rumuni ka dëmtuar dorën me xham, duke prekur edhe një nga damarët e dorës.

26-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë, ndërsa Bylis është angazhuar për ekzaminimet e specializuara. Gurau pritet të mungojë 4-5 muaj, çka do të thotë se e ka mbyllur sezonin.

E çuditshme është se Bylis nuk ka më një opsion te “denjë” për të mbrojtur portën, i larguar edhe Jeremy Vachoux.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Risia e Egnatias merr formë, Agim Demrozi ia beson ekipin e ri trajnerit Duro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us